Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 po bëhen gjithnjë e më të tensionuara. Këtë herë, në qendër të vëmendjes janë dy reperët, Nichi dhe Fuego, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër.
Përplasja mes tyre lidhet edhe me raportet me një menaxher, me të cilin të dy kanë bashkëpunuar në periudha të ndryshme. Nichi ka punuar me të në të kaluarën, ndërsa Fuego bashkëpunon aktualisht.
Gjatë debatit, Fuego pretendoi se Nichi ka pakënaqësi ndaj menaxherit të tij dhe se, sipas tij, çdo veprim i tij po interpretohet si i qëllimshëm.

