Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Pas videove intime, Eli Fara bën lëvizjen e papritur

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 09:50
Pas videove intime, Eli Fara bën lëvizjen e papritur

Pas ditëve të vështira që ka kaluar për shkak të publikimit të videove intime, Eli Fara duket se ka vendosur të mos lejojë që kjo ngjarje ta largojë nga ajo që ka bërë gjithë jetën: muzika.

Këngëtarja e njohur ka bërë një lëvizje të papritur, duke konfirmuar rikthimin e shpejtë para publikut, vetëm pak ditë pas situatës që e vendosi në qendër të vëmendjes mediatike.

Përmes një postimi në Instagram, Eli ka ndarë posterin e një mbrëmjeje muzikore të titulluar “Nata e Legjendave”, që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, ku do të ngjitet në skenë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës.

Ky njoftim vjen në një moment delikat për artisten, e cila së fundmi u përball me cenimin e privatësisë pas shpërndarjes së materialeve intime ku shfaqej me kompozitorin Adrian Hila.

Në reagimin e saj publik, Fara kishte shprehur dhimbjen për atë që kishte ndodhur, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar dhe se përgjegjësia u takonte atyre që cenojnë privatësinë e të tjerëve. Ajo ka bërë denoncim në polici, ndërsa çështjen ia ka lënë drejtësisë.

Pavarësisht gjithë kësaj, këngëtarja nuk ka zgjedhur të tërhiqet nga jeta artistike.

Përkundrazi, vetëm pak ditë më vonë, ajo po përgatitet të dalë sërish përballë publikut, këtë herë në një mbrëmje ku do të ndajë skenën edhe me Luiz Ejllin, një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare.

Një rikthim që merr kuptim të veçantë pas deklaratës së saj se do të vazhdonte përpara me dinjitet dhe kokën lart.

Dhe pikërisht aty ku i takon, në skenë, Eli Fara do të jetë sërish më 16 tetor. /Prive By LS

intimefaravideove

Më shumë nga Magazine

  • 22:57Elvana Gjata dhe Cricket publikojnë këngën “Sherrin”
  • 18:14Gjesti shfaqet me mesazh për fansat, por telefonata me DJ Gimbon merr vëmendjen
  • 16:03Pas pajtimit, Leo publikon foton e ëmbël me Lelën: “Dita e fundit në Gjermani”
  • 11:38Dashuria triumfon sërish? Çifti i BBVK-së tërheq vëmendjen
  • 20:59“Mashtron e shan moralitetin e asaj që ke dashur”, Alba i kundërpërgjigjet Limit - publikon biseda private