Pas një deklarate të gjatë dhe emocionale të Selvije Jao, ish-partneres së tij, e cila u bë virale në rrjete sociale, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka zgjedhur një mënyrë indirekte për të reaguar.
Kasapi publikoi në Instagram një pjesë nga balada e tij e vjetër “Sherrin ma bane” , duke ndarë në story vargje që flasin për dhimbje dhe dashuri të humbur.
“Sherrin ti ma bane, për së gjalli më ke mbyt. Malli më merr me t’i pa sytë. Shenjë për jetë ma lae, je mbush me gjynahe, se t’kam dasht me mish e shpirt.”, dëgjohet në pjesën e këngës që ai ka shpërndarë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një mesazh i fshehur.
Ndërkohë, Selvije Jao ka publikuar një reflektim të gjatë me rastin e ditëlindjes së saj, ku shkruan se këtë vit e ka gjetur më e fortë, më e qetë dhe e vendosur të ndërtojë një jetë të re për veten dhe djalin e saj, Roelin.