Ka nisur ceremonia e varrimit të këngëtarit të ndjerë, Shemsi Krasniqi. Në mesin e të pranishmëve është edhe këngëtari i njohur, kolegu i të ndjerit, Mahmut Ferati. Ai në një prononcim për Gazetën Demos e ka vlerësuar lart punën e Krasniqit, duke e cilësuar si ikon të muzikës rock. “Shemin e kam pas shok, i kam pas disa turne me të. Ka qenë një djalë jashtëzakonisht i mirë, mjaft i respektuar. Dëshiroj nga zemra ta ngushëlloj familjen e tij dhe gjithë komunitetin artistik për humbjen e madhe. Ka dhënë shumë. Ka qenë ikona e muzikës rock. Muzikën popullore e ka ngritur në nivelin më të lart me ripërpunimet e tij”, tha ai. Ferati teksa fliste për vyrtytet e mira që e karakterizuan Shemin ndër vite, tregoi se i njëjti ishte shumë i dashur, e i kujdesshëm për kolgët, duke rrëfyer edhe detaje nga turnet që i kishin së bashku. “Më kujtohet kemi qenë në një turne në Gjermani. Rrinim deri vonë, kur ktheheshim ishte ora 2-3. U përgatisnim për me flejt, rrike, rrike e thojke, prof, a po vjen? Ku o Shem? O e kam bo gjygymin gati, e pijke çajin…”, tha Ferati.
Magazine
“O e kam bo gjygymin gati”, Mahmut Ferati e kujton me emocion Shemin, tregon detaje nga turnet e tyre
