Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Nuk pritej – Nora mysafire në emisionin e Roberti, merr edhe dhuratë të shtrenjtë me arsye të veçantë

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 11:25
Nuk pritej – Nora mysafire në emisionin e Roberti, merr edhe dhuratë të shtrenjtë me arsye të veçantë

Ndarja e tyre, që pati një jehonë të madhe mediatike disa vjet më parë, nuk ka ndaluar aspak marrëdhënien e tyre shoqërore. Ata vendosën t’i befasojnë përsëri adhuruesit e muzikës dhe artit të tyre.

Roberti është drejtuesi i emisionit “Robi plaket kur don vet”, një program që zakonisht shoqërohet me shumë të qeshura. Në puntatën e fundit të emisionit, Nora ishte e ftuar dhe mori pjesë në një bisedë interesante.

Pavarësisht se janë ndarë, dyshja ruan një marrëdhënie shumë të mirë dhe miqësore, duke treguar se mund të mbeten afër edhe pas një periudhe të vështirë. Gjatë bisedës, Nora ndau reflektime mbi periudhën e hershme të karrierës së saj, duke thënë se vitet e para dhe vendimet personale kishin qenë një sfidë e madhe. Ajo kujtoi momentin kur u fejuan në moshën 22-vjeçare, në kulmin e karrierës së saj, dhe si kjo ka pasur ndikim në jetën e saj.

“Një moment i vështirë ka qenë kur u fejova në moshë të re, 22 vjeçare, kur isha në kulmin e karrierës. Më pas erdhën martesa dhe kalimi në rolin e nënës. Ishte sfidë e madhe të kthehesha në punë, por mendoj se u ktheva dhe nuk më ndikoi aq shumë”, u shpreh Nora, duke pasqyruar periudhën e ngarkuar mes karrierës dhe detyrimeve familjare.

Roberti, me stilin e tij humoristik, e pyeti me të qeshura: “A ke qenë e martuar, Nora? Sepse unë nuk e paskam ditur!” Nora ia ktheu me humor: “Po, njëherë po.”

Momenti më i veçantë dhe i ngrohtë erdhi kur Roberti nxori një kuti të vogël me bizhuteri dhe i dhuroi Norës një unazë me diamant, që, siç tha ai, e kishte blerë në Shtetet e Bashkuara. Dhurata, sipas tij, nuk ishte një simbol romantik, por një premtim për vajzën e tyre.

“Këtë (unazën) e mban ti deri sa Renee të bëhet 18 vjeç”, i tha ai.

Nora, e emocionuar, reagoi me mirënjohje: “Paska me u gëzu Renee për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdori pak deri sa të rritet.”

Roberti shtoi me humor se unaza kishte një vlerë prej rreth 10 mijë dollarësh, një detaj që e shprehu me stilin e tij të zakonshëm për të zbutur atmosferën në çaste të tilla delikate.

Më shumë nga Magazine

  • 22:45Pamjet bëhen virale në rrjet: MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit
  • 22:40PM deklarohet pas lajmeve për krisje me Sarën
  • 20:58Ronela Hajati në darkë romantike, pamja e saj merr vëmendjen
  • 20:25Vdes komediani i njohur
  • 18:58I grabisin shtëpinë, Angela Martini publikon pamje