Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

“Nuk më ka bërë nëna objekt talljeje”, Labi reagon ashpër ndaj komenteve

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 20:19
“Nuk më ka bërë nëna objekt talljeje”, Labi reagon ashpër ndaj komenteve

Këngëtari dhe humanisti i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, vetëm pak ditë pasi propozoi një nismë që nxiti debate të mëdha në opinionin publik.

Labi ka deklaruar se do t’i fikë rrjetet e tij sociale ditën e nesërme.

Reagimi i tij vjen pas propozimit që zgjoi polemika, ku ai u bëri thirrje qytetarëve, biznesmenëve dhe miqve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të bashkohen për të mbledhur rreth 200 mijë euro. Plani i tij parashikonte blerjen e nga një veture luksoze të tipit Mercedes-Benz (me vlerë deri në 50 mijë euro secila) për ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre.

I përballur me fyerje dhe akuza pas kësaj ideje, Labi ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj një pjese të publikut. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se për momentin nuk mund të vazhdojë me veprimtaritë e tij humanitare, duke udhëzuar të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë financiare apo mjekësore që t’u drejtohen institucioneve shtetërore, si komunat dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Ata që kanë nevojë shumë, prej rasteve të vogla e deri te kanceri, le të drejtohen atje ku ne i kemi krijuar institucionet… Për kancer është ministria dhe spitalet, për shtëpi janë komunat. Nuk më ka bërë nëna objekt talljeje e me më quajtur edhe ‘shka’ kur mundohem të punoj për mirë,” u shpreh ai ndër të tjera.

Labi po ashtu njoftoi se do të largojë praninë e tij nga rrjetet sociale (“OFF”), duke nëvizuar se nuk ka asnjë obligim ligjor ndaj askujt dhe se të gjithë veprimtarinë humanitare e ka bërë nga vullneti i mirë e dashuria për popullin.

Ai përmbylli reagimin e tij duke konfirmuar se do të vazhdojë me angazhimet e tij profesionale në muzikë dhe mbrëmjet muzikore të caktuara, ndërsa u kërkoi falje mbështetësve të tij për këtë shkëputje të përkohshëm

labibërënëna

Të ngjashme

Nëna e Astrit Deharit: Prokurori Shefkiu na ka përzënë nga zyra, prokurori tash s’paku na priti siç duhet- 10 vite pas kurrë s’pati as largim as asgjë

Nëna e Astrit Deharit: Prokurori Shefkiu na ka përzënë nga zyra, prokurori tash s’paku na priti siç duhet- 10 vite pas kurrë s’pati as largim as asgjë

11:28

Më shumë nga Magazine

  • 18:54Gazetari shqiptar thotë se është sulmuar fizikisht, publikon foto i gjakosur nga spitali
  • 18:13Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga
  • 17:45"Me prapavija", projekti më i ri nga Lok Komoni
  • 16:15Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5
  • 15:57Rina Balaj në pritje të madhe, sot publikon këngën e re