Debatet dhe polemikat kanë nisur herët në Ferma VIP 3, por krahas tyre, në fermë kanë filluar të shfaqen edhe pëlqimet e para mes konkurrentëve.
Një prej fermerëve më aktivë, Akili, i angazhuar si në punët e përditshme ashtu edhe në diskutime, ka zbuluar se ka nisur të krijojë ndjenja për Gresën. Në një bisedë me Olën, ai ka rrëfyer emocionet e tij, duke pranuar se është i tërhequr prej saj, por njëkohësisht ndihet i pasigurt për shkak të situatës së saj jashtë fermës.
“Kur jam zgjuar sot, pasha Zotin, njeriu i parë që kam dashur të shoh ka qenë ajo. Është shumë e mirë. Frika ime më e madhe është se nëse e bëj të dukshme këtë ndjenjë, mund të prishet raporti ynë, sidomos sepse ajo është e lidhur”, shprehet ai.
Ai nuk është kursyer as në vlerësimet për Gresën, duke shtuar: “Kur dolëm jashtë duke pirë cigare, e kam parë dhe u fika. Kur doli sonte te skeçi, kisha mbetur duke e parë. Isha ngrirë… sa e mirë. Karakteri e ka zbukuruar”.
