Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Ndahen Leo dhe Lela?

GD
Gazeta Demos15 tetor 2025 në 20:26
Ndahen Leo dhe Lela?

Krizë mes Lelës dhe Leos?

Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe Leonard Gashi, janë të vërteta.

Çifti që u njoh dhe filloi lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, kishte fituar shumë dashuri nga publiku, duke u cilësuar si një nga dyshet më të ëmbla e më të pëlqyera të edicionit.

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë munguar postimet e përbashkëta të tyre, gjë që ka ndezur menjëherë thashethemet për një ndarje të mundshme, veçanërisht mes fansave të cilëve s’iu ikë asgjë!

Vulën e këtyre dyshimeve ja ka vënë fshirja e fotove të përbashkëta nga të dy profilet e tyre në Instagram, duke e bërë pothuajse të qartë se marrëdhënia mes tyre nuk është në ditët më të mira.

Këtë herë, duket se situata është ndryshe. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar, por fshirja e fotove dhe heshtja e tyre flasin vetë.

Prive By Liberta Spahiu ka kontaktuar të dy protagonistët të cilët kanë zgjedhur heshtjen.

Megjithatë, kënga “Vuj” e Leos, ku në videoklip shfaqet edhe Lela, vazhdon të jetë ende në YouTube — ndoshta si kujtim i një periudhe të bukur që tashmë mund të ketë marrë fund.

Pavarësisht fshirjes së postimeve, ata ende ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që lë dyshime se ndarja ndoshta nuk është përfundimtare dhe mund të jetë vetëm një krizë momentale.

Por, nuk mungojnë as ata që mendojnë se e gjithë kjo mund të jenë një skenar për zhurmë.

A është kjo një lojë, krizë apo ndarje e vërtetë? Koha do të jetë treguesi më i mirë i kësaj pune, mirëpo, ku ka tym ka dhe zjarr!

lelaLeondarje

Më shumë nga Magazine

  • 19:25Edhe në muajt e fundit të shtatzënisë, Xhuli Nura nuk heq dorë nga palestra
  • 18:53Selvije Jao reagon pas ndihmës për Roelin: Jam e lumtur që nuk është vetëm
  • 16:54Dy detajet që Violetë Kukaj po i bën trend në ahengjet shqiptare
  • 16:07Arbenita shfaqet me ndryshime në pamje, a ka bërë ndërhyrje estetike?
  • 09:52E papritur, rikthehet bashkë dyshja e njohur e showbizit?