Një nga momentet më të komentuara dhe virale të Big Brother VIP Kosova është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një interviste mes Zhaklin Lekatarit dhe ish-banores Diana.
Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë në T7, Zhaklina i rikujtoi Dianës një situatë që bëri xhiron e rrjeteve sociale: momentin në lavanderi, kur ajo i tha Arionit “Mshefe mirë venin”, ndërkohë që ai ndodhej në një pozicion të sikletshëm.
Por më shumë se vetë situata, ajo që u vu re nga publiku ishte mënyra sesi gjykimi dhe kritikat ranë mbi Dianën, dhe jo mbi Arionin. Pikërisht për këtë, Zhaklina e pyeti:
“Pse u paragjykove ti për këtë moment, dhe jo ai?”