Poetja Mimoza Ahmeti vijon të jetë në qendër të vëmendjes në formatin “Ferma VIP”, ku ka ndarë herë pas here detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me partnerin, Leo, i cili përballet me një problem shëndetësor.
Gjatë një bisede me banorët Zhaklin Lekatari dhe Kostana, Ahmeti është rikthyer sërish te kjo temë, duke folur për sakrificat që ka bërë ndër vite. Ajo ka treguar se situata shëndetësore e partnerit mund të trajtohet në klinika jashtë vendit, konkretisht në Europë, por sipas saj pengesë mbeten kostot e larta financiare.
“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, është shprehur poetja, duke reflektuar mbi periudhën e gjatë të përkushtimit dhe vështirësive.
