Media zviceriane Watson ka raportuar se reperi shqiptar Noizy është arrestuar në aeroportin e Zyrihut të shtunën e 5 korrikut.
Zyra e Policisë Kantonale të Zyrihut njoftoi të hënën [7 korrik] se ky veprim u ndërmor me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë së Zyrihut për Krimet e Rënda, por siç raporton Watson, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me ndalimin e tij.
Zyra e prokurorisë njoftoi të martën [8 korrik] se 38-vjeçari akuzohet për disa krime të ndryshme. Ndaj tij ka nisur një procedim penal dhe për shkak të natyrës së hetimit, Watson shkruan se autoritetet nuk japin detaje të tjera në lidhje me rastin.