Lotina Haziri ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për t’i uruar 31-vjetorin e lindjes partnerit të saj, reperit Mozzik.
Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga një moment i tyre privat, duke treguar edhe një herë anën e tyre më të afërt.
Në fotografi, Mozzik shihet i shtrirë pranë Lotinës, ndërsa ajo e ka shoqëruar postimin me një dedikim të shkurtër, por mjaft domethënës: “Krejt çka du prej jetës ton jetën”!
Urimi i Lotinës vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë dashurie dhe tregon se ajo dëshiron ta ketë reperin pranë saj për gjithë jetën. Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për shkak të fotografisë intime dhe mesazhit romantik.

