Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 17:48
Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini, ku foli gjerësisht për albumin e tij më të ri “Qielli o kufi”, projektin e parë solo në karrierën e tij.

Gjatë intervistës, artisti ndau detaje rreth procesit të realizimit të albumit, këngëve që e përbëjnë dhe mesazheve që ka dashur të përcjellë përmes këtij projekti muzikor.

Përveç muzikës, moderatori Fis Juniku e ngacmoi reperin edhe me disa pyetje që lidhen me jetën e tij private.

Njëra prej tyre kishte të bënte me mundësinë që Majk të martohej me një vajzë të një nacionaliteti tjetër, pyetje së cilës artisti iu përgjigj pa hezitim.

“Nuk mendoj që do ishte problem. Kur e gjen personin e duhur edhe përshtatesh në jetë me të, edhe çka ka më së shumti rëndësi është me pas njerëzillëk brenda qatij personi, me qenë njeri tamam. Edhe dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet… kur e gjen personin e duhur nuk shoh asgjë të keqe”, u shpreh Majk.

Me këtë deklaratë, reperi dha një mesazh të qartë se për të, vlerat njerëzore dhe dashuria kanë më shumë rëndësi sesa kombësia apo prejardhja e partneres.

Kujtojmë se Majk ka publikuar së fundmi albumin “Qielli o kufi”, i cili përmban shtatë këngë dhe shënon projektin e tij të parë solo, duke u pritur mjaft mirë nga publiku

majk

Më shumë nga Magazine

  • 21:43Alba shfaqet ‘zjarr’ nga pushimet, ekspozon gjoksin
  • 19:56Donatella Versace do të lansojë një markë të re
  • 19:35Zbardhet shkaku i vdekjes së aktores së njohur
  • 19:35Brikena mbërrin në Shqipëri, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin
  • 15:53Shkurta Fejza niset për pushime me familje