Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka ndezur kureshtjen e fansave të saj me deklaratat e fundit për familjen dhe planet për të ardhmen. Ajo ka treguar se ëndërron të ketë një vajzë, pas djalit të saj Ukiliks, i cili erdhi në jetë në vitin 2017.
“Ka kohë që kemi vendosur të zgjerojmë familjen, por nuk jemi impenjuar pafundësisht në atë drejtim,” ka thënë Adelina me një buzëqeshje, duke treguar se dëshira është e madhe, por rruga drejt realizimit nuk është gjithmonë e lehtë.
Këngëtarja nuk ka hezituar të përmendë edhe përdorimin e teknologjisë moderne, si fertilizimi in vitro (IVF), si një mundësi për të realizuar dëshirën e saj për një fëmijë të ri.
“Natyrisht që lus Zotin ta kem një vajzë. Kam kaluar shumë kohë me femra dhe e njoh botën e tyre shumë mirë,” shprehet ajo, duke theksuar lidhjen e veçantë që ka me vajzat dhe rëndësinë që një vajzë do të kishte në familjen e saj.

