Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka shprehur publikisht qëndrimin e tij lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi nga protesta, duke treguar mbështetjen e tij për qytetarët që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar projektin e diskutueshëm në zonën e Nartës dhe Zvërnecit.

Në mesazhin e tij, Luizi vlerësoi reagimin qytetar, duke e cilësuar atë si formën më autentike të opozitës, në krahasim me debatet që zhvillohen në studio televizive apo në rrjetet sociale.