Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Ludo Lee ‘lëshon dorën’ në Zvicër me 10.000 franga bakshish

GD
Gazeta Demos15 mars 2026 në 18:21
Ludo Lee ‘lëshon dorën’ në Zvicër me 10.000 franga bakshish

Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Ludo Lee, po e shijon në maksimum lirinë pas rrugëtimit të tij të gjatë televiziv. Dhe si për ta festuar rikthimin në normalitet, ai ka zgjedhur të kalojë një natë plot atmsoferë jashtë kufijve, saktësisht në Zvicër. Sigurisht, kur bëhet fjalë për daljet e tij, nuk mungojnë as dinamikat interesante që tërheqin menjëherë vëmendjen e publikut.

Në një video të siguruar nga Prive By Liberta Spahiu, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Kosovë shihet duke festuar në shoqërinë e një tjetër ish-konkurrenti, Labinot Rexhës.

Atmosfera duket tepër e mirë nën ritmin e muzikës, por ajo që ka marrë fokusin kryesor është një veprim i Ludos. Gjatë performancës, ai bëhet protagonist teksa dëgjohet që i bën një ‘bakshish’ të majmë prej plot 10 mijë frangash zvicerane Labit.

Vetë Labinoti, me doza humori, dëgjohet të shprehet në videon e siguruar: ‘Të rritet ndera Ludo Lee. Të gjitha ato që i ka fitu në Big Brother po m’i bën bakshish’.

Ndonëse në raste të tilla të jetës së natës mbetet disi një mister dhe nuk dihet me siguri absolute nëse shuma e lëshuar si bakshish nga Ludo kapi vërtet këtë vlerë apo ishte thjesht një batutë e momentit mes djemve, një gjë është më se e qartë. Raporti mes tyre vazhdon të jetë mjaft i mirë edhe jashtë mureve të shtëpisë, duke ruajtur kështu miqësinë e krijuar gjatë muajve të izolimit.

BAKSHISH

Më shumë nga Magazine

  • 14:37Nikollë Nikprelaj sonte publikon këngë kushtuar ish-ushtarit dhe ish të burgosurit politik, Imer Grainca
  • 12:36Zbulohet dëshmia që Eli Fara e dha në polici për videot intime, tregoi nëse e dinte që kisha kamera të vendosura
  • 22:41Videot int*me në rrjet/ ZBARDHET DËSHMIA e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për …. Funksiononin online
  • 21:58Publikimi i videove intime, Adrian Hila po vazhdon të merret në pyetje që nga ora 20:00
  • 21:22Reagon Rozana Radi: S'jam në asnjë prej videove të publikuara, mos e njollosni emrin tim