Loredana ka rrëmbyer vëmendjen e publikur shqiptar me intervistëb e rrallë në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje”.
Ajo si asnjëherë më parë ka ndarë detaje nga jeta e saj private, ku ndër tjera foli edhe për ish-partnerin e saj, Mozzik, me të cilin kanë edhe një vajzë.
Ajo u shpreh e lëndruar nga zgjedhjet e tij se si e trajton i njëjti ish-raportin e tyre, megjithatë tha se pavarësisht reagimeve të tij vet mundohet të mos flas për hirë të vajzës, të cilën e cilësoi si pikën e saj të dobët.
Një detaj tjetër që u kap ishte se Loredana vazhdon t’i mbajë në shtëpinë e saj ku jeton me të dashurin e ri, çmimet e fituara në fillim të karrierës së bashku me Mozziku.