Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani intervistoi shkrimtarin dhe figurën e njohur të medias, Ben Blushi, për librin e tij më të ri. Biseda mes dy ish-punonjësve të Top Channel, natyrisht, kaloi edhe te televizioni dhe prapaskenat e tij.
Një moment interesant erdhi kur Arbana i bëri një pyetje që e vuri Blushin në një pozicion të vështirë: Kë do zgjidhje mes saj dhe Ledion Liços për të drejtuar një format reality?
Përgjigja e Blushit ishte e menjëhershme dhe e sinqertë, duke zbuluar një detaj të bujshëm nga prapaskenat e “Big Brother VIP.”
“Ty patjetër! Ti je më e mira për atë punë. E talentuar për atë punë. Gjynah që s’e bën Big-un. Më vjen shumë keq që nuk e bën. Kjo është arsyeja pse të zgjodha. Ata më kërkuan që ta bënte Ledioni këtë punë dhe unë s’e pranova. Vura veton për ty, për fat të mirë. Dhe bëra shumë mirë. Po përse të vjen zor? Pse nuk më sheh në sy?”, tha Blushi, duke shkaktuar një situatë të ngarkuar për moderatoren.
