Luiz Ejlli ka ndezur rrjetin sërish — këtë herë me një postim që tingëllon si paralajmërim filmi, jo thjesht lajm.
Në një story misterioze, ai shkroi: “Në Shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”
Prej kohësh është përfolur për një projekt filmik ku Luizi dhe Kiara Tito do të jenë protagonistët kryesorë, dhe duket se tashmë data është zyrtare.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë,” – pati thënë Kiara në Maj. “Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe që mezi presim ta realizojmë.”
Ndonëse nuk kishte shumë detaje, ajo la të kuptohet se filmi do të ketë si element qendror dashurinë, duke qenë se historia e tyre ka qenë dhe mbetet një nga më të përfolurat në mediat rozë shqiptare.
