Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nga çdo mbrëmje vjetore -muzikore dhe dasmë do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, djalin e Shpat Kasapit, shkruan GazetaDemos.
“Zonja Selvie dhe nëna e Shpatit, mos u mërzitni për anën materiale. Sa të jemi ne, nuk do të jeni vetëm.”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Për Shpat Kasapin bashk me ju.
Për djalin e artistit që jeton përgjithmonë në zemrat tona, edhe pse sot nuk është më mes nesh, Shpat Kasapit.
Shpatin e kam pasur shok e koleg, si shumë artistë të tjerë. Djalit të tij i kam ndihmuar edhe privatisht, por sot kam vendosur diçka që do ta bëj me zemër.
Nga ky sezon e tutje, dhe për sa kohë Zoti ma jep mundësinë të punoj, nga çdo mbrëmje vjetore -muzikore dhe dasmë do t’i ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin e tij dhe për ditët e jetës së tij.
Numri i mbremjeve te mia është i madh shumë si ne Kosove dhe në evrope e Amerike dhe numrin e dasmave dhe te mbremjeve e dimë ne si ekip, organizatoret e po ashtu edhe ATK-ja e Kosovës, sepse çdo gjë e deklaroj me rregull. Të hollat do t’i dërgohen zonjës Selvie, nënës së Roelit, e cila kujdeset për të me gjithë shpirt, bashkë me Zotin dhe njerëzit zemërmirë.
