Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Kris Jenner humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare: Zemra ime është thyer në një milion copa

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 14:24
Kris Jenner humb nënën e saj në moshën 91-vjeçare: Zemra ime është thyer në një milion copa

Kris Jenner ka ndarë me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së saj të dashur, Mary Jo “MJ” Shannon, në moshën 91-vjeçare. Matriarkja e familjes Kardashian-Jenner publikoi një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së saj, duke e cilësuar atë si zemrën e familjes.

“Sot i thamë lamtumirën mamasë time të bukur MJ. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë kurrë atë që ajo ka nënkuptuar për mua apo dhimbjen e zemrës për t’i thënë lamtumirë. Mami im ishte zemra e familjes sonë.

Ajo më mësoi gjithçka që ka vërtet rëndësi… të duash familjen tënde me gjithë forcën, të jesh e sjellshme, të jesh pranë njerëzve që do dhe të mos e marrësh kurrë si të mirëqenë asnjë moment së bashku. Ajo na mësoi se familja është gjithçka.” Kris Jenner kujtoi se nëna e saj i kishte mësuar si të përballonte vështirësitë e jetës me forcë dhe besim, duke e falënderuar për çdo sakrificë dhe çdo moment dashurie.

“Do të më mungojnë bisedat tona të përditshme, buzëqeshja jote, e qeshura jote… Zemrat tona janë të thyera, por gjejmë ngushëllim duke ditur se një dashuri si e jotja nuk largohet kurrë vërtet. Dashuria jote do të jetojë në familjen tonë, në traditat tona dhe në çdo moment që do të ndajmë së bashku.”

Mary Jo “MJ” Shannon ishte një figurë shumë e dashur për familjen Kardashian-Jenner dhe shpesh është shfaqur në emisionin e famshëm “Keeping Up With the Kardashians”, duke qenë një prani e rëndësishme në jetën e vajzës së saj Kris dhe nipërve e mbesave të saj.

Kris e mbylli mesazhin e saj me fjalë plot emocion: “Zemra ime është thyer në një milion copa… faleminderit që më dhe fëmijërinë më të bukur dhe një jetë kaq të bekuar. Të dua përgjithmonë mami. Faleminderit që na dhe gjithçka.”

Më shumë nga Magazine

  • 19:51Xhuli: Ndoshta e gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi
  • 19:42A është ky këngëtari shqiptar me më së shumti botox?
  • 18:54Nusja vë mbulesën në ditën e martesës, ky është reagimi i burrit
  • 16:49Adelina Ismaili dhe Gimbo konfirmojnë bashkëpunimin e tyre të parë
  • 16:11Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës