Pritjes i erdhi fundi dhe lajmi i bukur sapo u konfirmua zyrtarisht! Këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Përmes një postimi tejet të ëmbël në rrjetet sociale, ku shfaqen duart e çiftit duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe, ata kanë ndarë emocionet e tyre me ndjekësit me mbishkrimin emocionues: “Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”
Ky lajm vjen vetëm pak muaj pasi dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre me një martesë në fillim të këtij viti. Megjithatë, për fansat më të vëmendshëm, ky nuk ishte një sekret i plotë! Prive by Liberta Spahiu, përmes rubrikës së njohur ‘E vërtetë, e pavërtetë’, e zbuloi këtë detaj të ëmbël menjëherë pas dasmës së çiftit, duke paralajmëruar se familja do të zgjerohej së shpejti.
