Gjatë kësaj jave në spektaklin “Ferma VIP 3” është zhvilluar një kompeticion mes fermerëve, ku konkurrentët u sfiduan të shkruanin dhe interpretonin poezinë më të bukur.
Vlerësimin për tri vendet e para e dha fermerja dhe shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, e cila pas dëgjimit të krijimeve vendosi që në vendin e parë ta rendisë poezinë e reperes Gresa Sekiraqa.
Megjithatë, poezia e Gresës u komentua gjerësisht brenda shtëpisë, pasi përmbante një thumb të hapur ndaj njërit prej banorëve, balerinit Ilir Shaqiri, gjë që u pa nga shumëkush si ofenduese.
“ Unë eci para e ty udha e mbarë, O Ilir ngo qet sen’ t’ri, ke ni për burra e burrni s’ki, me këtë rast deshta të tregoj që unë i kam e ti s’i ki” ,
