Një zë publik që është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama është edhe Aurela Gaçe, teksa Shqipëria po “zien” nga protestat studentore që i kërkojnë dorëheqjen.
Në një reagim në rrjete sociale, këngëtarja shtron pyetjen se “kush duhet të japë përgjigjen dhe duhet të mbajë përgjegjësi për faktin se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri”.
