Gjesti ka përjetuar një moment të veçantë dhe emocionues, pasi është surprizuar nga dy persona shumë të dashur për të.
Bëhet fjalë për motrën e tij dhe dhëndrin, të cilët kanë vendosur ta vizitojnë papritur në apartamentin e tij, duke i përgatitur një befasi që ai nuk e priste.
Në videon e publikuar në TikTok, Gjesti shihet teksa hap derën dhe mbetet i befasuar kur përballë i shfaqen dy familjarët e tij.
“Më keni gëzuar, kam qenë shumë i vetmuar”, dëgjohet të thotë Gjesti, duke shprehur gëzimin për vizitën e papritur.
