Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit” – Aktori Dardan Gashi tregon momentet se si u fyen gruaja e tij bashkë me fëmijët në sheshin e Prishtinës

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 22:41
“Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit” – Aktori Dardan Gashi tregon momentet se si u fyen gruaja e tij bashkë me fëmijët në sheshin e Prishtinës

Të gjithë e njohim për humorin e tij si “Hamdiu” në serialin e popullarizuar “Çka ka shpija”, por sot aktori Dardan Gashi është shfaqur siç nuk e kemi parë kurrë më parë: i lënduar dhe i acaruar.

Ofendime për gruan me shami dhe Profetët Paralajmërimi i frikshëm i aktorit: “Më ka hipur gjaku në kokë” Gashi akuzon “koka boshe” Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku viktima të një sulmi të shëmtuar verbal kanë qenë bashkëshortja e aktorit dhe djali i tij i vogël 9-vjeçar.

Ofendime për gruan me shami dhe Profetët Gashi ka rrëfyer përmes një postimi që ka shokuar rrjetin se si një moment gëzimi për festën e 28 Nëntorit u kthye në makth.

Djali i tij preku aksidentalisht një kalimtar, dhe kaq mjaftoi që personi në fjalë të shpërthente në ofendime banale ndaj gruas së aktorit, vetëm sepse ajo ishte e mbuluar me shami.

“Një prekje e pafajshme e një fëmije… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime,” shkruan aktori i revoltuar.

Ai tregon se personi nuk kurseu asgjë, duke ofenduar rëndë edhe profetët Muhamed dhe Jezus në mes të sheshit.

Paralajmërimi i frikshëm i aktorit: “Më ka hipur gjaku në kokë” Deklarata më e fortë e Gashit është ajo ku lë të kuptohet se nëse do të ishte prezent fizikisht, situata do të kishte eskaluar në dhunë ekstreme për të mbrojtur nderin e familjes.

“Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria nuk e kishte njohur ‘ashtu’. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht,” deklaron Gashi.

Gashi akuzon “koka boshe” Aktori nuk e ka lënë me kaq, por ka drejtuar gishtin nga ata që ai i quan nxitës të urrejtjes ndaj muslimanëve në Kosovë, duke përmendur “Lëvizjen e Deçanit” dhe figura publike si Blerim Latifi, që sipas tij po “ushqejnë koka bosh me urrejtje”.

Postimi mbyllet me një betim të fortë, ku aktori i “Çka ka shpija” thotë se në damarët e tij qarkullon gjak patriotësh si Shaban Polluzha, duke paralajmëruar se mbrojtja e familjes për të është mbi gjithçka.

dardan gashi

Më shumë nga Magazine

  • 14:37Pse u largua kënga "Mora Fjalë" nga Youtube, Qazim Beka jep një version
  • 21:42“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
  • 20:05Pas ndarjes nga Elijona, vjen reagimi i Klodit
  • 17:44Aktori i njohur bëhet baba, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës
  • 17:17Të gjithë sytë te Dua Lipa, këngëtarja mahnit me paraqitjen e fundit