Armonda i është rikthyer Instagramit pas një periudhe të gjatë mungese, duke surprizuar ndjekësit me postime të reja nga pushimet krah partnerit të saj, Flamurit.
Në fillim të gushtit, ajo kishte bërë një njoftim të ndjerë ku tregonte se po përballej me probleme të shumta emocionale dhe shëndetësore, duke zgjedhur të tërhiqej nga rrjetet sociale për të gjetur qetësinë e saj.
Armonda rrëfente se po përjetonte ankth, panik dhe lodhje të thellë, duke e bërë të vështirë përditshmërinë e saj dhe duke e detyruar të vendoste shëndetin në plan të parë.
