Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Jahti super luksoz i Jeff Bezos, “Koru” ankorohet në brigjet shqiptare

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 12:58
Jahti super luksoz i Jeff Bezos, “Koru” ankorohet në brigjet shqiptare

Jahti superluksoz “Koru”, i miliarderit Jeff Bezo është ankoruar në brigjet shqiptare. Mjeti lundrues i cili kap vlerën e 500 milionë dollarëve është ankoruar në portin e Limionit në Sarandë ku ka marrë shërbimet e nevojshme dhe është furnizuar me karburant.

Jeff Bezos ka thyer çdo rekord me blerjen e jahtit të tij me vela, “Koru”. Jahti, i ndërtuar nga kompania holandeze Oceanco, është më i madhi në botë në kategorinë e tij, me gjatësi 127 metra, tre direkë të lartë, një pishinë dhe një jaht ndihmës me pistë për helikopterë.

Që nga nisja e udhëtimeve, çifti ka lundruar në Mallorca, Ibiza, Portofino, Capri, Cannes dhe së fundmi Jahti është filmuar në brigjet shqiptare. Jahti është shndërruar në simbolin e stilit të jetesës luksoze të Bezos dhe një kapitull të ri në jetën e tij personale.

Bezos dhe partnerja e tij, Lauren Sánchez, janë parë për herë të parë mbi jaht në pranverën e vitit 2023, ndërsa gjatë një udhëtimi në jug të Francës, miliarderi i propozoi për martesë. Çifti u martua muajin e kaluar në Venecia në një dasmë që bëri bujë në mediat botërore.

Emri “Koru” rrjedh nga gjuha Māori dhe simbolizon një fillim të ri, rritje dhe ndryshim personal, vlera që Bezos i ka cilësuar si të rëndësishme. Në pjesën ballore të jahtit ndodhet një skulpturë sirene, që përfaqëson perëndeshën nordike Freyja dhe jo Sánchez, siç u spekulua fillimisht.

Më shumë nga Magazine

  • 18:54Nusja vë mbulesën në ditën e martesës, ky është reagimi i burrit
  • 16:49Adelina Ismaili dhe Gimbo konfirmojnë bashkëpunimin e tyre të parë
  • 16:11Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës
  • 21:10Egli Tako habit fansat me këtë veshje në plazh
  • 21:05Ish-Miss Universe Kosova, në pritje të ëmbël – zbulon gjininë e bebit