Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” është rikthyer në ekran me një sezon të ri dhe një panel tërësisht të ndryshuar. Këtë sezon, pjesë e diskutimeve në studio janë Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.
Në episodin e parë, një nga temat që mori vëmendje ishte performanca virale e MC Kreshës, ku reperi u duk sikur harroi tekstin gjatë një koncerti live, moment që shpërtheu në rrjetet sociale. Gjatë diskutimit në studio, Rudina Dembacaj i drejtoi një pyetje Rozana Radit për Kreshën, duke i kujtuar edhe lidhjen e dikurshme me të. Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk është një “sekret” për publikun, reagimi i Rozanës ishte me humor dhe pak ngurrim: “Unë? Si mendon ti, Ori?” – tha ajo fillimisht, duke shmangur drejtpërdrejt përgjigjen.
Më pas ajo u shpreh shkurt: “Edhe unë jam me mendimin e Orit që Kresha është një super artist.”
