Rike Roçi ka bërë një njoftim befasues për ndjekësit e saj, duke zbuluar se tashmë nuk është më e vetme.
Ajo ka ndarë një fotografi të veçantë, e cila është realizuar nga fotografi i njohur Fadil Berisha, ku shfaqet me një mashkull misterioz pas saj. Kjo ka ngjallur shumë kuriozitet dhe spekulime mes fansave.
Megjithatë, ajo ka marrë masa për të mbuluar fytyrën e partnerit të saj të ri, duke e bërë atë një enigmë të vërtetë për ndjekësit e saj. Kjo lëvizje ka bërë që shumë të pyesin se kush mund të jetë ai.
