Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Ish-banori i BBA, baba për herë të parë

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 17:43
Ish-banori i BBA, baba për herë të parë

Ish-banori i njohur i “Big Brother Albania 3” dhe moderatori i lajmeve, Erion Zeqiraj, ka ndarë sot me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tij. Ai është bërë baba për herë të parë.

Zeqiraj ka publikuar disa foto emocionuese në llogarinë e tij në Instagram, duke njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tij.

Në postimin e tij, moderatori ka zbuluar edhe emrin që ata kanë zgjedhur për vogëlushin. Ai quhet Kael.

Krahas fotos bardhë e zi, ku shihet dora e të sapolindurit, Erioni ka shkruar fjalët e ndjera: “16/12/2025. Mirëseerdhe shpirti jonë, Kael Zeqiraj.”

Në fotot e tjera, shfaqet partnerja e tij duke mbajtur vogëlushin në krahë në maternitet, si dhe detaje nga festa e mirëseardhjes me tullumbace dhe lule, ku lexohet: “E gjithë dashuria e botës, i vogli jonë.”

Erion Zeqiraj u bë fillimisht i njohur për publikun shqiptar si një nga konkurrentët më karizmatikë të “Big Brother Albania 3”. Megjithatë, pas daljes nga shtëpia e famshme, ai arriti të ndërtojë një karrierë të gjatë dhe solide në televizion.

Prej vitesh, ai është një figurë e konsoliduar në ekranin e Vizion Plus, ku punon si moderator lajmesh (spiker), duke lënë pas imazhin e dikurshëm të “banorit të reality show-t” për t’u shndërruar në një profil serioz medial. Ardhja në jetë e Kaelit shënon një kapitull të ri dhe emocionues për moderatorin dhe familjen e tij. /Prive By Liberta Spahiu

bba

Më shumë nga Magazine

  • 20:53Mirlind Daku uron Vesën për ditëlindje me një postim të veçantë
  • 16:45Vajza e aktorit shokon me deklaratën: Koka*nën ma dha shoku i babait tim
  • 16:02Xhuli emocionon me postimin për shtatzëninë: Sot ndihem si një perëndeshë
  • 16:02U sulmua nga disa persona, flet Labinot Rexha, si ndodhi rasti?
  • 13:04Siç e do tradita, Kushtrimi shkon me burra për t’ia kërkuar dorën Aurorës