I gjithë opinioni publik është tronditur thellësisht nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3 dhe tiktokerit të njohur, Laurent Krasniqi. Ai u nda nga jeta natën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor, duke lënë në pikëllim të madh familjarët, miqtë dhe gjithë publikun që e ndiqte.
Laurenti gëzonte një dashuri dhe popullaritet të madh në rrjetet sociale, ndërsa eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë e bëri atë edhe më të afërt për publikun shqiptar. Natyra e tij e çiltër, pozitiviteti dhe afërsia që tregonte me njerëzit do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.
Lajmi i hidhur ka prekur veçanërisht ish-banorët e BBVK, të cilët kanë shprehur tronditjen dhe dhimbjen e tyre përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale:
Edi (Eduart Kuçi) ka ndarë një fotografi të Laurentit në Instastory, ku ka shkruar me zemër të thyer: “Jam pa fjalë, shoku jem ishallah në xhenet.”

Iliriana Sadriu ka reaguar e tronditur pas lajmit mortor duke shkruar: “S’po muj me besu 😭 Allahu e mëshiroftë e ngushëllime gjithë familjes 😭🤲🏻”


