Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Incident i rëndë, pezullohet transmetimi i sezonit të ri të këtij reality show

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 18:56
Incident i rëndë, pezullohet transmetimi i sezonit të ri të këtij reality show

Një ngjarje e rëndë ka detyruar produksionin dhe kompaninë AcunMedya të pezullojnë transmetimet dhe të ndërpresin xhirimet e reality show-t “Survivor Greece” në Republikën Dominikane.

Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës së lirë, kur konkurrenti 21-vjeçar, Stavros Floros, u godit nga helika e një varke turistike teksa po bënte gjueti peshqish me shtizë në ujëra të pashënuara.

Disa nga konkurrentët e tjerë, të cilët ishin të pranishëm gjatë këtij momenti të rëndë, kanë ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë atë nga uji.

Pasojat e këtij aksidenti kanë qenë shumë të rënda për të riun, i cili ka pësuar amputim të pjesshëm të këmbës së majtë poshtë gjurit, si dhe trauma të forta në kyçin e këmbës së djathtë. Edhe pse Stavros ndodhet tashmë i stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën në spital, ngjarja ka rënduar psikologjikisht kastin e mbetur. Pjesëmarrësit janë prekur nga ngjarja që dëshmuan dhe raportohet se kanë kërkuar rikthimin e tyre në shtëpi. Për shkak të kësaj situate, drejtuesit e produksionit po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e mbylljes përfundimtare të këtij sezoni pa shpallur një fitues.

Ndërkohë, drejtuesi i AcunMedya, Acun Ilicali, ka marrë përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve mjekësore. Ai po merret personalisht me procedurat për ta transferuar të riun në një klinikë të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rehabilitim dhe trajtim të mëtejshëm. Familjarët e tij kanë mbërritur tashmë në Republikën Dominikane për t’i qëndruar pranë në këto momente të vështira

Reality shoq

Më shumë nga Magazine

  • 22:44"A e ke përdorur muzikën për femrat" - rikthehet në vëmendja intervista e famshme e Adi Hilës dhe pyetja provokuese që i ishte bërë
  • 22:38Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët
  • 22:15"Burg për këdo që i ka shpërndarë videot" - reagojnë personazhet publike pas publikimit të pamjeve intime të Adrian Hilës me disa këngëtare e aktore
  • 22:15Paditet Rita Ora, ja cila qenka arsyeja
  • 20:01Olti Curri për videot intime: Dy prej tyre kanë tentuar t’i japin fund jetës