Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

‘I paskrupullt, kërkonte konflikt’, Hajrushi pas ndarjes nga jeta të Shemit tregon të vërtetën e hitit ikonik

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 16:08
‘I paskrupullt, kërkonte konflikt’, Hajrushi pas ndarjes nga jeta të Shemit tregon të vërtetën e hitit ikonik

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi, ka prekur artdashësit dhe komunitetin artistik, duke sjellë reagime të shumta ngushëllimi.

Por, mes mesazheve të dhimbjes, një reagim i ashpër nga Hajrush Behluli, bashkëshorti dhe menaxheri i këngëtares Shkurte Fejza, ka tërhequr vëmendjen, duke rihapur një plagë të vjetër lidhur me autorësinë e hitit mbarëkombëtar “Xhamadani vija-vija”.

Në një postim të portalit “IndeksOnline” në Facebook lidhur me vdekjen e këngëtarit, Hajrush Behluli ka ndërhyrë përmes komenteve për të saktësuar atë që ai e quan “dezinformim” lidhur me këngën ikonike

Edhe pse e nisi komentin me ngushëllime për familjen, Behluli theksoi prerazi se Shemi nuk ishte autori i këngës:

“Ngushëllime familjes dhe miqve por nuk ka qenë autor i këngës Xhamadani… skeni nevojë me dezinformuar as në këtë rast,” shkruan Behluli.

Akuzat e rënda: “Kërkonte konflikt me çdo kusht”

Nuk përfundoi me kaq. Në një replikë të dytë brenda të njëjtit postim, Behluli ashpërsoi tonet, duke e cilësuar të ndjerin si “mosmirënjohës” dhe “të paskrupullt” në raport me Shkurte Fejzën dhe historinë e këngës.

“Ai i ndjeri jo që ka qenë mosmirënjohës që e ka shfrytëzuar këngën si çdo këngëtar tjetër që e ka kënduar, por ka qenë i paskrupullt në sjelljet ndaj neve dhe kërkonte me çdo kusht konflikt me ne,” shkruan Behluli, duke akuzuar gjithashtu një pjesë të gazetarëve për krijimin e lajmeve të “pandershme”.

Kush është autori i vërtetë i “Xhamadani vija-vija”?

Përplasja mes “Ilirëve” dhe Shkurte Fejzës është e hershme dhe buron nga fakti se të dyja palët e kanë identifikuar karrierën e tyre me këtë këngë.

E vërteta historike dhe artistike është se kënga “Xhamadani vija-vija” është kompozuar nga mjeshtri Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut. Kënga u këndua fillimisht dhe u popullarizua nga Shkurte Fejza në Festivalin e Gjirokastrës, duke u bërë një himn për shqiptarët e Kosovës në kohë të vështira.

Megjithatë, versioni “rock” i sjellë nga grupi “Ilirët” dhe Shemi mori një popullaritet të jashtëzakonshëm. Ky dyzim shpesh ka krijuar konfuzion te publiku i gjerë se kush është pronari legjitim i suksesit të këngës, një debat që mesa duket, vazhdon të jetë i ndezur edhe në ditën e ndarjes nga jeta të Shemit. /Prive By Liberta Spahiu

Shkurte Fejza

Më shumë nga Magazine

  • 21:42“Prishtina më duket si BE” – Vlogeri kazak mahnitet me zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës
  • 20:05Pas ndarjes nga Elijona, vjen reagimi i Klodit
  • 17:44Aktori i njohur bëhet baba, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës
  • 17:17Të gjithë sytë te Dua Lipa, këngëtarja mahnit me paraqitjen e fundit
  • 15:59Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”