Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka ndarë një përgjigje që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Në një pyetje në Instagram, ku u pyet nëse vetëm tradhtia është arsye për të mos falur një person apo edhe gjëra të tjera, Selvija tha se shpesh ka gjëra më të rënda sesa tradhtia klasike.
“Ka partnerë që duan vetëm të krijojnë familje pa marrë asnjë përgjegjësi, duan një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë, duan fëmijë vetëm për t’u bërë foto e jo për t’i dhënë atë që i takon fëmijës dhe gruas. Këtë e quaj tradhti më të madhe sesa tradhtia klasike”, u shpreh ajo.
