Sipas dokumenteve të siguruara nga revista PEOPLE, gjyqtari Arun Subramanian deklaroi se Combs nuk ka arritur të provojë se nuk paraqet rrezik për arratisje apo për sigurinë e të tjerëve nëse lirohet.
“ Gjykata duhet të gjejë me prova të qarta dhe bindëse se personi nuk ka gjasa të arratiset apo të jetë rrezik për sigurinë e ndonjë personi apo komunitetit nëse lirohet ”, thuhet në vendim. Ndër të tjera, gjyqtari shtoi se rasti i Combs nuk përmbush kriteret e “rrethanave të jashtëzakonshme” që do të justifikonin një lirimin me kusht, siç janë mosha e avancuar apo gjendja shëndetësore e rëndë që kërkon trajtim të specializuar.
Ky vendim vjen pak ditë pasi ish-e dashura e tij, Virginia “Gina” Huynh, e përmendur si “Viktima 3” në aktakuzë, dërgoi një letër në gjykatë duke kërkuar që Combs të lirohej me kusht. Në letrën e saj, Huynh e identifikoi për herë të parë veten me emër dhe kërkoi që ai të lirohej për të qenë pranë familjes dhe për të vazhduar përgjegjësitë e tij, nën mbikëqyrjen e gjykatës.
