Këngëtari dhe publicisti shqiptar, Genc Prelvukaj, ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor i Shkencave në fushën e Historisë, në Universitetin e Zagrebit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prelvukaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se më 5 nëntor 2026 ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës me titull: “Komponenta Shqiptare në etnohistorinë malazeze në kohët paramoderne XIII-XVIII”.
