Një fotografi e krijuar me inteligjencë artificiale e reperit të njohur amerikan 50 Cent, e realizuar nga dizajneri grafik Bardh Sokoli, ka marrë vëmendje ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net.
Më 29 dhjetor të vitit 2025, dizajneri Sokoli realizoi me AI një fotografi të veçantë ku 50 Cent paraqitet në disa faza të karrierës së tij, të bashkuara në një imazh të vetëm.
