Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Fillon me fishekzjarre performanca e yllit Shawn Mendes në “Sunny Hill”

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 23:25
Fillon me fishekzjarre performanca e yllit Shawn Mendes në “Sunny Hill”

Me fishekzjarre ka nisur interpretimi i tij, teksa në një ekran të madh vertikal sipër skenës kryesore është shfaqur për së afërmi performanca e tij.

Këngëtari kanadez Shawn Mendes, i njohur për hitet “Stitches”, “Treat You Better” dhe “Senorita”, më 2013 kishte filluar të postojë në rrjete sociale versionet e tij të këngëve të njohura të asaj kohe. Prej atëherë deri tani, ai i ka publikuar pesë albume këngësh dhe është njëri prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës pop.

Albumet dhe këngët e tij janë ranguar në top listat e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe dhjetëra shteteve të tjera. Më 2018, revista “Time” e kishte përfshirë në listën e saj me 100 personat më me ndikim në botë.

Me ta performuar këngën “Treat You Better”, e gjithë audienca ka kënduar me ngazëllim.

“Faleminderit që na keni ftuar. Është shumë bukur të jemi këtu për herë të parë”, ka thënë ai dhe publiku ka shpërthyer në duartrokitje e brohoritje.

“Si po ndiheni ju? Është hera ime e parë këtu, dhe sapo kam ardhur e kam parë nivelin e mirësisë dhe zemërgjerësisë këtu. Dua, faleminderit për gjithçka, faleminderit që na ke sjellë këtu”, ka thënë ai në periodën mes këngësh, për ta nisur këngën thotë se e ka të preferuar: “It’ll be okay”.

Në Prishtinë ai ndodhet për herë të parë si pjesë e festivalit “Sunny Hill”.

Më shumë nga Magazine

  • 20:46Pas katër edicionesh, Jonida Vokshi largohet nga BBVK
  • 19:34U tha se e rrahu Edin e BBVK, ky ishte postimi i fundit i Jozit në 'Instagram'
  • 19:21U raportua se u sulmua fizikisht, vjen reagimi i parë nga Edi
  • 19:09Getinjo habit me postimin e fundit: “Cili është qeni?”
  • 16:42Reja e Mihrije Brahës shtatzënë, postimi që nxiti dyshime