Pas largimit nga “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në “Ferma Club”, ku foli hapur për eksperiencën e saj në reality show, raportin me Adin dhe debatet që shoqëruan qëndrimin e saj në fermë.
Ish-banorja e përshkroi eksperiencën si intensive, me ulje-ngritje emocionale, ndërsa theksoi se ka marrë më shumë sesa ka dhënë gjatë rrugëtimit të saj në format.
“Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura. Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty. Duhet të digjesh që të jesh një yll. Unë u dogja, u poqa”, u shpreh Fabjola.
Ajo ndaloi edhe te raporti me Adin, duke mohuar që afrimiteti i tyre të ketë qenë lojë për kamerat. Sipas saj, gjithçka ka qenë reale dhe është vazhduar edhe jashtë formatit.
“Për mua ka qenë reality pastaj show. Vetëm 10% të gjërave i kam bërë për show, të tjerat kanë qenë reale. Dolëm jashtë dhe e vërtetuam”, tha ajo.
Fabjola komentoi edhe debatet që çuan në largimin e saj nga shtëpia, duke sqaruar se reagimi i saj nuk kishte lidhje personale me moderatoren Arbana Osmani.
