Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Evi Kokalari e ashpër Bleonës, e quan të çmendur

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 16:09
Evi Kokalari e ashpër Bleonës, e quan të çmendur

Fundjava solli një nga lajmet më të bujshme të kohëve të fundit: këngëtarja dhe producentja shqiptare, Bleona Qereti, ka paditur në New York aktivisten shqiptaro–amerikane, Evi Kokalari, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh.

Sipas padisë së depozituar më 15 gusht 2025 në Gjykatën e Lartë të Shtetit New York, Qarku Queens, Bleona pretendon se është bërë viktimë e një fushate shpifjesh dhe manipulimesh të orkestruara nga Kokalari, të cilat sipas saj i kanë dëmtuar rëndë reputacionin dhe karrierën ndërkombëtare.

Por më shumë sesa padia, vëmendjen e ka marrë reagimi i gjatë dhe i ashpër i Evi Kokalarit në rrjete sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shpërtheu me tone të forta kundër Bleonës, duke e cilësuar atë “të çmendur” dhe duke deklaruar se nuk ka frikë nga asnjë padi.

Në reagimin e saj, Kokalari shkruan ndër të tjera:

“Nuk kam qenë kurrë shoqe me këtë të çmendurën. Nuk ka asgjë që kam thënë publikisht apo privatisht që ka qenë shpifje dhe nuk kam frikë as nga kjo dhe as nga çfarëdo lloj padie. Kot nuk flas dhe i qëndroj çdo komenti që kam shprehur më parë. Nëse kam fakte, flas fort; nëse jam e lëkundur, i lë postimet e hapura për opinione. Gjithnjë kam përdorur gjuhë që ligjërisht kuptohet si analiza politike.”

Kokalari më tej shprehet e habitur se si dokumentet e padisë janë përkthyer në shqip dhe publikuar në media para se avokati i saj t’i kishte parë zyrtarisht. Ajo e konsideron këtë një lëvizje për famë nga ana e Bleonës:

“Ka diçka që nuk shkon këtu. Fakt është që kësaj nuk i intereson gjyqi, por fama e saj në Shqipëri. Katër vjet ka që mundohet të ngrejë profilin e vet në kurrizin tim, duke pretenduar se është afër me njerëzit e Trump-it. Nuk është!”

Në fund të reagimit të saj, Kokalari paralajmëroi se mund të nisë një kundërpadi prej 15 milionë dollarësh për dëmtim figure:

“Në këtë pikë, do flas me avokatin nëse duhet të përgjigjemi edhe ne me një kundërpadi për $15 milion. Qartazi, çfarë abuzimi i ka bërë kjo figurës time këto ditë nëpërmjet medias, vetëm me gjykatë e polici mund t’i japësh fund,” shprehet ajo.

bleona qereti

Më shumë nga Magazine

  • 17:27Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi
  • 16:01Sara Hoxha i hyn televizionit, debuton si moderatore në Top Channel
  • 16:00Si dukej 10-vjet më parë? Selena Gomez u përgjigjet fansave
  • 21:14“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”
  • 20:26Dënimi për 4-shen e UÇK-së, reagon edhe Rita Ora