Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

E shkuara e errët e banorit të BBVA – raportohet se ishte i dyshuar për prostitucion

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 13:14
E shkuara e errët e banorit të BBVA – raportohet se ishte i dyshuar për prostitucion

Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale.

Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve.

Megjithatë, ajo që nuk u përmend në asnjë moment ishte emri dhe mbiemri i tij i vërtetë. Publikut iu servir vetëm nofka “Flori Official”, me të cilën ai njihet në internet, pa asnjë sqarim tjetër mbi identitetin personal.

Sipas raportimeve, emri i vërtetë i tij është Florian Prini, një person i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane në lidhje me një çështje të rëndë penale.

Mediat në Itali kanë raportuar që në shkurt të vitit 2015 për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës.

Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, e cila përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re.

Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi skemën e funksionimit të rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave “të pavarura” dhe atyre që menaxhoheshin nga një çift shqiptar.

Karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe partneren e tij, Fabiana Hoxhën. Prini ishte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte e regjistruar si emigrante.

Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar prej kohësh si një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse produksioni i Big Brother VIP ka zgjedhur që të mos bëjë publik identitetin e vërtetë të “Flori Official” për shkak të kësaj të shkuare, apo nëse vetë banori ka preferuar të mos e deklarojë historinë e tij personale./ Marrë nga IconStyle.

bbva

Më shumë nga Magazine

  • 09:43“Lali jem, faleminderit për gjithçka…”, mesazhi i dhimbshëm i Fitimit për Laurentin
  • 22:05Pamje nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës – mahnisin me paraqitjen elegante
  • 21:28Benita Zena mbërrin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, zgjedh të vishet me të bardha!
  • 18:04U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku del me reagim
  • 17:18U tha se ishte pjesë e videove, reagon Antonela