Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

E mbajti fshehur, zbulohen detaje për projektin e ri të Romeo Veshajt

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 16:28
E mbajti fshehur, zbulohen detaje për projektin e ri të Romeo Veshajt

X Media, projekti i ri i Romeo Veshajt, i konceptuar si platformë digjitale dhe radiofonike, pritet të prezantohet së shpejti. Ndërkohë, Anabel ka siguruar informacione mbi këtë nismë mediatike.

Sipas burimeve të sigurta, X-Media është menduar si një media multifunksionale, që do të operojë paralelisht në disa kanale: aplikacion, website, rrjete sociale dhe radio, duke synuar një qasje moderne ndaj përmbajtjes mediatike.

Platforma parashikohej të niste transmetimet më 8 dhjetor, por deri më sot, 3 shkurt 2026, asgjë nuk ka nisur zyrtarisht, ndonëse publiku është ngacmuar vazhdimisht me sinjale. Së fundmi, u prezantua edhe një klip që njoftonte rikthimin e dyshes Mateo dhe Rudi, dikur prezantues në MAD TV, në një program të përbashkët.

Sipas burimeve tona, X-Media do të ketë një studio të dedikuar, ku do të përfshihen gazetarë të njohur, ndërsa vetë Romeo do të ketë rol aktiv si prezantues. Programacioni i planifikuar përfshinte një gamë të gjerë emisionesh, si: emision mëngjesi nga e hëna në të premte, edicion të përditshëm lajmesh, emisione javore dhe formate “late night”, evente në YouTube me artistë të njohur, emision satiro-komik.

Të paktën këto kanë qenë synimet fillestare të projektit, ndërsa aktualisht nuk dihet saktësisht se sa prej tyre janë realizuar dhe në cilën fazë ndodhet X Media.

Për momentin, nuk ka ende një njoftim zyrtar publik për nisjen e platformës, por burimet sugjerojnë se prezantimi i saj nuk duket i largët.

ROMEO VESHAJ

Më shumë nga Magazine

  • 09:03Ermal Fejzullahu bën veprimin e papritur ndaj vëllëzërve Haradinaj
  • 20:46Zbulohen banoret e para të “BB VIP Kosova 5”?
  • 19:44“Mos harroni qe jom…”, Santiana tundon rrjetin me fotografinë e fundit
  • 19:27Vildane Zeneli bën namin në dhomën e gjumit, fotot para pasqyrës i lënë ndjekësit gojëhapur
  • 18:00Nora dhe Roberti përseri bashkë? Dyshja ikin në pushime me vajzën: “E kuptojmë njëri-tjetrin në raport me qikën”