Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahut dhe aludimeve për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjestit.
E gjithë situata nisi pak ditë më parë, kur Xheneta Fetahu, gjatë një bisede në “Trotuar”, u shpreh e zhgënjyer duke ngritur dyshime se mes shoqes së saj dhe ish-të dashurit kishte nisur një romancë.
Megjithatë, përgjigjja e ish-banores së Big Brother VIP Albania nuk ka vonuar. Përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live” me moderatorin Kostian Gjerazi, ajo ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje romantike.
“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,” u shpreh ajo.
