Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur në një mbrëmje të veçantë në New York, ku është mbajtur shfaqja e veprës “Lincoln in the Bardo” në Metropolitan Opera.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka ndarë momente nga mbrëmja e kaluar, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe joshëse
Krahas angazhimeve muzikore, Dua po vazhdon të jetë aktive edhe përmes platformës së saj kulturore, Service95, e cila këtë herë po realizon një dokumentar të shkurtër që sjell prapaskenat e përshtatjes së romanit “Lincoln in the Bardo” për një nga skenat më prestigjioze në botë.
Në kuadër të këtij projekti, shkrimtari George Saunders ka dhënë një intervistë ekskluzive për Service95, e cila është filmuar në Bibliotekën Publike të New Yorkut