Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë për “Sunny Hill”, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 13:09
Dua Lipa rikthehet në Prishtinë për “Sunny Hill”, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për edicionin e shtatë të festivalit “Sunny Hill”, i cili hap dyert sot dhe do të vazhdojë edhe më 1 e 2 gusht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka shprehur emocionet për rikthimin në Kosovë dhe për nisjen e festivalit.

Dua ka treguar se mbrëmjen e kaluar ka vizituar hapësirën ku do të mbahet eventi, për t’u siguruar se gjithçka është gati para hapjes zyrtare.

Ajo ka shprehur krenari për punën e familjes dhe të ekipit organizativ, të cilët janë angazhuar për realizimin e këtij edicioni.

Krahas përgatitjeve për festivalin, artistja ka ndarë edhe një moment të veçantë personal, duke bërë të ditur se është bërë kumbarë.

Në fotografitë e publikuara, Dua Lipa ka treguar edhe ushqimet tradicionale shqiptare që po shijon gjatë qëndrimit në Kosovë, përfshirë flinë, piten, specat e mbushur, ajvarin dhe sallatën.

“Shihemi sonte, Prishtinë”, ka shkruar ajo, duke rritur pritshmëritë e mijëra fansave që pritet të marrin pjesë në festival gjatë tri netëve.

Më shumë nga Magazine

  • 21:59“Floktë n’tokë…”, përballja dramatike e Anjezës me Zojën
  • 21:28Arlinda për Vjollcën: Herë e luan nënën, herë motrën
  • 21:24Bejta akuzon Vjollcën se i xhelozon vajzat në shtëpinë e BBVK-së
  • 20:19Kjo është historia e dhimbshme e Arlindës së “BBVK”
  • 19:16A do të jetë grimerja shqiptare banorja më e re e BBVK?