Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Dua Lipa “ndez” Parisin krah të të fejuarit

GD
Gazeta Demos30 janar 2026 në 20:11
Dua Lipa “ndez” Parisin krah të të fejuarit

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë një nga figurat më të komentuara gjatë Javës së Modës në Paris, teksa u shfaq në një dalje publike krah të të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

Çifti u pa duke ecur së bashku në rrugët e kryeqytetit francez, duke reflektuar stil, harmoni dhe vetëbesim.

Këngëtarja 30-vjeçare zgjodhi një paraqitje të guximshme, duke kombinuar xhinsin e dyfishtë me një xhaketë të zbërthyer me dekolte të thellë, poshtë së cilës dukeshin reçipetat e zeza me dantellë.

Pamja e saj u plotësua me çizme të larta kafe me gëzof, një pallto të gjatë lëkure në nuancë jeshile të errët dhe një çantë luksoze Chanel.

Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq me një stil më minimalist, duke zgjedhur xhinse blu dhe një xhaketë bomber të zezë prej lëkure, duke ruajtur një elegancë të thjeshtë por moderne.

Çifti, i cili bëri publike lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor të po atij viti, është parë disa herë së bashku në Paris gjatë këtyre ditëve, gjithmonë të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Ata u fotografuan edhe jashtë Grand Palais, pas një eventi të rëndësishëm mode, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe fansave.

Kjo dalje publike përkon me një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme për Dua Lipën edhe në aspektin profesional.

Më shumë nga Magazine

  • 22:46DJ i njohur bëhet daj për herë të parë
  • 21:32Engjëllusha Salihu bëhet nënë për herë të parë, emri unik i djalit befason të gjithë
  • 21:06Gjesti i rrit flokët dhe ndryshon stil, më nuk është ai i “BBVA”
  • 20:52Kush është babai i fëmijës së Afrona Dikës?
  • 20:51Era Istrefi “godet” sërish, publikon këngën “Bad”