Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Djali po flet falë ndihmës së Pandorës, këngëtarja s’ndal dot lotët pas fjalëve të Selvijes

GD
Gazeta Demos25 maj 2026 në 09:57
Djali po flet falë ndihmës së Pandorës, këngëtarja s’ndal dot lotët pas fjalëve të Selvijes

Këngëtarja e njohur Pandora ka ndarë një rrëfim prekës dhe tejet të sinqertë gjatë emisionit “1 Kafe me Labin”, ku ka sqaruar raportin e saj me Shpat Kasapin dhe bashkëshorten e tij, Selvijen. Pandora tregoi se ndërsa me Shpatin njihej prej dy dekadash, Selvijen nuk e kishte takuar asnjëherë më parë. Gjithçka nisi nga një telefonatë e një shoqeje të përbashkët, e cila i kërkoi ndihmë Pandorës për të mbështetur familjen në një moment të vështirë.

Pandora pranoi se kishte ndier keqardhje të madhe për Selvijen, e cila ishte gjykuar padrejtësisht nga publiku pas ndarjes nga jeta të Shpatit. Megjithatë, sapo e takoi dhe bisedoi me të, këngëtarja ndryshoi tërësisht përshtypje, duke e cilësuar atë si një grua jashtëzakonisht të fortë.

“Lum ai djalë për nënën që ka,” u shpreh Pandora, e cila i ka kushtuar edhe një këngë djalit të Shpatit, Roelit të vogël, të cilën e interpretoi për herë të parë premierë në studio.

video

Nga ana tjetër, Selvija ka zgjedhur t’i shprehë mirënjohjen e saj publike Pandorës përmes një letre rrëqethëse, ku e quan atë “drita jonë” në mes të dhimbjes së madhe për humbjen e Shpatit.

Përmes këtij mesazhi, Selvija tregoi se falë ndihmës dhe mbështetjes së Pandorës, Roeli i vogël ka arritur të vazhdojë terapinë e stimulimit dhe kopshtin. Ajo u shpreh e lumtur që sot po e dëgjon zërin e të birit çdo ditë e më shumë.

Në letrën e saj, Selvija theksoi se do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Pandorës për dashurinë, kujdesin dhe dorën e ngrohtë që u zgjati atëherë kur kishin më së shumti nevojë. Ndihma e këngëtares ka qenë vendimtare në trajtimin mjekësor të djalit, i cili nuk fliste, por që sot, falë terapive të mundësuara, po bën hapa të mëdhenj përpara

pandora

Më shumë nga Magazine

  • 17:53Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës së re
  • 16:51S’përmbahet Kaderi, ‘ndez’ rrjetin me këtë pamje
  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”