Aktori britanik, Callum Turner, ka nisur provat para kamerave për rolin e James Bond, teksa përzgjedhja e pasardhësit të Daniel Craig duket se po i afrohet fazës përfundimtare.
Sipas Daily Mail, 36-vjeçari u paraqit të premten në studiot Bray, në Berkshire, ku do të vlerësohet nga drejtuesit e projektit. Turner, i njohur nga filmat Fantastic Beasts dhe Emma, është përmendur prej kohësh si një nga kandidatët kryesorë për rolin e agjentit 007.
Në garë janë edhe aktorët Jack Lowden, Josh O’Connor dhe Jacob Elordi, ndërsa në fazën përfundimtare raportohet se kanë mbetur tre deri në pesë kandidatë.
