Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Dasma që bëri histori – flamuri kuq e zi ngritet pas më shumë se një shekulli

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 21:29
Dasma që bëri histori – flamuri kuq e zi ngritet pas më shumë se një shekulli

Një ngjarje e veçantë dhe plot simbolikë ka ndodhur në një dasmë shqiptare në Malësinë e Malit të Zi. Në ceremoninë e Samelë Cufajt, vajza e Seladin Cufajt, u ngrit një flamur i rrallë, i cili daton që nga vitet 1911–1912, duke e kthyer këtë dasmë në një moment historik dhe emocional.

Ky flamur i vjetër, dikur i ngritur mbi Deçiq dhe i dorëzuar bajraktarit të Grizhes, Tafil Grizha, është ruajtur me fanatizëm për më shumë se një shekull. Ai është trashëguar brez pas brezi si një amanet i shenjtë dhe është mbajtur i fshehur për dekada të tëra, larg syve të botës, për t’u nxjerrë në dritë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Mimoza Rexhvelaj, e cila ndau historinë në rrjete sociale, theksoi se ky flamur është dëshmitar i betejave dhe sakrificave të të parëve për mbrojtjen e atdheut. Ai ka qenë simbol i besëlidhjes dhe dashurisë për tokën, një kujtesë e gjallë që lidh gjakun, varret dhe shpirtin e brezave shqiptarë.

Pamjet nga dasma tregojnë flamurin historik të vendosur pranë nuses, duke e bërë pjesë të një dite gëzimi familjar, por njëkohësisht edhe të një rrëfimi kombëtar. “Ky flamur nuk do të ulet kurrë, ashtu siç nuk është ulur as zemra shqiptare,” ishte mesazhi që shoqëroi këtë moment solemn.

Një dëshmi e fuqishme se rrënjët dhe traditat nuk shuhet as me kohën e as me brezat – përkundrazi, ato kthehen të gjalla në momente që bashkojnë krenarinë kombëtare me gëzimin familjar.

Dasme

Më shumë nga Magazine

  • 21:59“Floktë n’tokë…”, përballja dramatike e Anjezës me Zojën
  • 21:28Arlinda për Vjollcën: Herë e luan nënën, herë motrën
  • 21:24Bejta akuzon Vjollcën se i xhelozon vajzat në shtëpinë e BBVK-së
  • 20:19Kjo është historia e dhimbshme e Arlindës së “BBVK”
  • 19:16A do të jetë grimerja shqiptare banorja më e re e BBVK?